Ish-mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të, në duelin ndaj Beneventos, që përfundoi me rezultatin 5-0 për vendasit.
Një humbje e hidhur për Latinën e Ndojit, me mesfushorin shqiptar, që doli nga fusha i dëmtuar nga vendimi i gjyqtarit. Nuk munguan as duartrokitjet ironike të 27-vjeçarit, në momentin që arbitri e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë.
Fillimisht shqiptari u ndëshkua në minutën e 24-t, ndërkohë që ndëshkimi i dytë ishte tepër bujar dhe me të drejtë irritoi Ndojin.
KARTONI I KUQ I NDOJIT: VIDEO