14 tetori duket se është shndërruar në një ditë speciale për Kombëtaren shqiptare.
“Në 14 tetor gjithmonë fitojmë”, kështu shkruan grupimi i Tifozave Kuq e Zi pas triumfit 0-1 të Kombëtares në Gjeorgji mbrëmjen e sotme.
Gjithçka lidhet me ngjarjet e dhjetë viteve më parë dhe dronit mbi Beograd që solli dhunën dhe ndërprerjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor 2014. Një datë kjo që do të kujtohet gjatë nga të gjithë shqiptarët…