Kryeministri Edi Rama është shprehur se “Bashkimi Europian është i vetmi vend ku duam të jemi”.
Nga Luksemburgu, ku do të zhvillohet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipëri, Rama theksoi për hapjen e grup-kapitullit të parë se “do të vrapojmë shpejt që kjo dritare mundësie të mos mbyllet pa Shqipërinë brenda në BE”.
Ai theksoi se është një mal për t’u ngjitur, por shtoi se s’ka dyshim që qëllimi për anëtarësimin e vendit në BE në 2030 do të arrihet.
Edi Rama: Nuk kemi hequr kurrë dorë, BE është u vetmi vend ku duam të jemi.
Ky është moment është i veçantë dhe më duhet të them edhe falë Vladimir Putin që për shkak të luftës zgjoi nga gjumi edhe më skeptiku, që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë, po aq sa BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Të dyja palët jemi në një gjatësi vale, do të vrapojmë shpejt që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësinë të mos mbyllet pa ne në BE.
Janë detyra shtëpie, një mal për tu ngjitur. Jemi në ngjitje e sipër dhe s’ka dyshim që do të arrijmë atë që duhet arritur.