Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku një grup shqiptarësh e presin jashtë godinës së Bashkimit Europian, në Luksemburg.
“KRENAR PËR SHQIPËRINË🇦🇱🦅🇪🇺
*në dalje të godinës së Bashkimit Europian në Luksemburg”, shkruan Rama.
Kujtojmë se sot Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment.
“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gurthemel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme”, tha Rama.