BallinaKryesoreRaporti i "The Westminster Foundation for Democracy", Basha: Emigracioni i shkakton vendit...

Raporti i “The Westminster Foundation for Democracy”, Basha: Emigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro

spot_img
spot_img

Kryetari i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka komentuar raportin e “The Westminster Foundation for Democracy”, i cili tregoi se drama e shpopullimit me të cilën përballet vendi prodhon më shumë se 800 milionë euro humbje në vit për Shqipërinë.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se dimri demografik në të cilin kemi hyrë prej keqqeverisjes, korrupsionit, kanë një faturë të errët shoqërore dhe financiare, që rrezikon pëlhurën tonë sociale.

Sipas tij, emigrimi i lartë, në veçanti i moshave të reja, kërkon ndërhyrje emergjente për të dalë nga rrethi vicioz i keqqeverisjes që prodhon shpopuillim dhe varfëri, dhe shpopullimit që gjymton ekonominë për t’u kthyer sërisht në largime të mëtejshme.

Postimi i plotë o Bashës:

Studimi mbi “Kostot e emigrimit të të rinive në vendet e Ballkanit Perëndimor” nga “The Westminster Foundation for Democracy”, tregon se drama e shpopullimit me të cilën përballet vendi prodhon më shumë se 800 milionë euro humbje në vit për Shqipërinë.

Dimri demografik në të cilin kemi hyrë prej keqqeverisjes, korrupsionit, cënimit të lirive politike, mungesës së mundësive ekonomike dhe kostot e papërballueshme të jetesës, kanë një faturë të errët shoqërore dhe financiare, që rrezikon pëlhurën tonë sociale.

Emigrimi i lartë, në veçanti i moshave të reja, kërkon ndërhyrje emergjente për të dalë nga rrethi vicioz i keqqeverisjes që prodhon shpopuillim dhe varfëri, dhe shpopullimit që gjymton ekonominë për t’u kthyer sërisht në largime të mëtejshme.

Arritjet e vonuara në fushën e integrimit janë një hap pozitiv, por që tregojnë se koha e humbur drejt BE-së ka një kosto të lartë shoqërore dhe ekonomike, pasi të rinjtë tanë presin prej vitesh rezultate të prekshme, që kjo qeveri nuk garanton dot më.

Vijimi i rrugës përpara drejt anëtarësimit të vendit në BE, për të fituar kohën e humbur për shkak të korrupsionit, kriminalizimit të politikës dhe keqqeverisjes, kërkon një qeveri që investohet me vullnet të qartë politikë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, mirëadministron me transparencë e përgjegjshmëri vendin dhe siguron mirëqenie për të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular