Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa triumfoi 1-2 ndaj Ukrainës në Pragë. Dy duelet e radhës kanë lënë për të dëshiruar. Fillimisht kuqezinjtë u mposhtën në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 0-1 në datën 10 shtator, ndërkohë që edhe ditën e premte, ekipi i Silvinjos zhgënjeu duke u mposhtur 2-0 nga Çekia.
3 ditë më vonë, kuqezinjtë reaguan siç duhej, duke marrë 3 pikë të arta në Tbilisi, ku mposhtën Gjeorgjinë me rezultatin 0-1, falë golit të Kristjan Asllanit.
Aktualisht Shqipëria barazon me pikë Gjeorgjinë në vendin e dytë, me një golavarazh të përgjithshëm më të dobët. Kreun e grupit e mori Çekia, të cilës i mjaftoi barazimi ndaj Ukrainës në transfertë për të siguruar vendin e parë momentalisht dhe të jetë në pozicion disi më të favorshëm për të shkuar në Ligën A. Gjithsesi, me diferenca të ngushta mes skuadrave, çdo gjë është e mundur në ndeshjet e nëntorit dhe situata mund të ndryshojë plotësisht në varësi të rezultateve.
Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.
Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:
07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri 1-2
10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji 0-1
11.10.2024 Çeki – Shqipëri 2-0
14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri 0-1
16 nëntor
Gjeorgji-Ukrainë ora 18:00
Shqipëri-Çeki ora 20:45
19 nëntor
Shqipëri-Ukrainë ora 20:45
Çeki-Gjeorgji ora 20:45