BallinaKryesoreBasha takohet në Berlin me Niels Von Redecker, diskutime për situatën politike...

Basha takohet në Berlin me Niels Von Redecker, diskutime për situatën politike në Shqipëri, rajon dhe Kosovë

spot_img
spot_img

Kreu i Demokratëve Eueoatlantikë, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme në Berlin me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Niels Von Redecker.

Basha shprehet se kanë diskutuar për situatën politike në Shqipëri, sistemin e drejtësisë dhe përpjekjet e qeverisë dhe një pjesë të opozitës për ta shantazhuar dhe penguar punën e saj.

Pjesë e bisedës sipas tij, ishte edhe situata në rajon dhe veçanërisht për Kosovën.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të takohesha sot në Berlin me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Niels Von Redecker. Diskutuam gjerësisht për situatën politike në Shqipëri, sistemin e drejtësisë dhe përpjekjet e qeverisë dhe një pjesë të opozitës për ta shantazhuar dhe penguar punën e saj. Bashkëpunimi kundër drejtësisë u pa edhe me miratimin e Amnistisë, ku përfituan edhe zyrtarë të korruptuar. E informova edhe për paktin e zyrtarizuar në kuvend në muajin korrik, i cili ua pamundëson qytetarëve që të zgjedhin deputetët me votën e tyre.

U ndalëm gjithashtu në situatën në rajon dhe veçanërisht në Kosovë. Ndava qëndrimin tim se është jetike për paqe dhe siguri afatgjatë në rajonin tonë që 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të ndërmarrin një hap të tillë dhe të ecet pa humbur kohë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe (mekanizmi i paraanëtarësimit në NATO), dhe të nisin bisedimet për anëtarësim në BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular