Është kjo një nga fotot e fundit familjare të diktatorit Enver Hoxha. Me Nexhmijen, dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, bashkë me bashkëshortet e tyre si dhe me Pranverën dhe burrin e saj, Enver Hoxha festonte familjarisht në një nga ditëlindjet e tij.
Më 16 tetor 1908, Enver Hoxha lindi në Gjirokastër sipas dokumenteve më vonë dhe do të festonte sot 116 vjetorin e lindjes.
Por Kastriot Dervishi përmes një dokumenti të publikuar më parë ka pretenduar se Enver Hoxha e ka falsifikuar ditëlindje
“Nuk ka asnjë dokument që vërteton se diktatori komunist Enver Hoxha u lind më 16 tetor 1908. Si edhe në çdo gjë tjetër, edhe te ditëlindja e vet gënjente. Huqi i gënjeshtarit ishte i tillë.
Në regjistrin e gjendjes civile të Gjirokastrës figuron i lindur më 12.5.1908. Kur ishte në shkollë në Francë shkroi sikur kish lindur më 3.10.1908, ndërsa në një buletin të ushtrisë të viteve të para pas lufte thuhej se u lind më 3.2.1908.
Halil Nexhip Hoxha kish lindur më 4.7.1875; Gjylo Jonuz Çuçi më 2.9.1880, etj.”
“Kështu shokë komunistë që sot po festoni 16 tetorin e gënjeshtërt. Një javë pas 5 majit i bie” thotë Kastriot Dervishi.