BallinaOP EDKush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?

Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?

spot_img
spot_img

Nga Gjergj Nika
Ka kohë që Berisha artikulon dhe ashtu si ai edhe Flamuri, Agroni, Tomorri e të tjerë kërkojnë si kauzë të dytë (pas kauzës së parë “Free Berisha”) formimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e vitit 2025, pasi me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Por kush e kërkon dhe kush investon te kjo kërkesë?
Kjo çështja e kërkesës për qeveri teknike nga ana e PD-së së Berishës më kujton një anekdodë nga një film:
Dikujt, dikur i humbi gruaja dhe shkoi ta kërkonte tek zjarrfikësja.
– Po pse e kërkon këtu,- i tha shefi i zjarrfikëses,- shko kërkoje në polici.
-Jo, atje nuk shkoj se kam frikë se ma gjejnë e ma kthejnë,- i tha ai.

Duke marrë shkas nga kjo anekdodë dhe duke parë teatrin politik shqiptar, Berishën që e kërkon, Ramën që nuk e pranon, por që në fakt e pranon dhe e nxit një diskurs të tillë pasi i intereson per te rifilluar numerimin nga zero ne mandatin e katërt dua të theksoj se:

Së pari: kërkesa për qeveri teknike nga opozita është krejtësisht disfatiste.

Së dyti: nëse Rama e pranon, nuk do të thotë se pranon akuzat që i bëhen, por do ta pranojë si lëshimin e fundit të padëmshëm që i bëhet një të dënuari me vdekje, ose në rastin e Berishës një të dënuari me humbje të përjetshme përpara ekzekutimit elektoral.
Natyrisht që Rama do që të fitojë zgjedhjet.

Prandaj e faktorizoi si lider të opozitës Berishën.
Prandaj ia dha logon dhe vulën.
Prandaj e lejon të dalë e të flasë çdo natë në shkelje të ligjit.
Prandaj po e zgërlaq atë dhe ata që i shkojnë pas çdo natë me revolucionin dhe mosbindjen partiake.
Prandaj edhe pse e di që pak gjasa ka të bëjë qeveri teknike, mban gjallë artikulimin dhe idenë e saj, duke i dhënë Berishës alibinë për humbjen e radhës.

Ashtu si Berisha maskon objektivat e veta finale me qeverinë teknike, ashtu edhe Rama maskon objektivat e veta.

Sepse të dy janë anët e kundërta të së njëjtës medalje.

Të dy e dinë që mbijetesën politike e kanë nga njëri- tjetri.
Të dy e dinë që politikën e përdorin për hallet e tyre, prandaj duke parë rolin e SPAK, të ndërkombëtarëve dhe të faktorëve të tjerë përpiqen që njëri të mbajë rreth vetes një grusht të militantëve për të qenë “lider i opozitës, ndërsa tjetri të fitojë mandatin e katërt, të cilin ndërkombëtarët nuk e shohin me sy të mirë dhe ja kane prerë, prandaj lëshimi i qeverisë teknike eshte komerdare per mandatin e katërt.

Berisha e shikon dhe e kupton se edhe tani që “bashkimi” ndodhi, përçarja nuk u shmang. Përkundrazi, opozita është më e përçarë se kurrë me krijimin e partive të reja të lindura si rezultat i qëndrimit kundër tij,si person, si rrymë, si frymë, si mënyrë e të bërit politikë, si mënyrë e funksionimit të demokracisë partiake e shtetërore, por antiberishizmi nuk eshte kauzë per te na sjellë ne pushtet. Partitë e djathta duhet te bashkohen ne nje Front te gjerë opozitar nëqoftese duan te prekin pushtetin.

Prandaj, ndërsa shikon që e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet vitin tjetër apo qoftë edhe t’i afrohet sadopak rezultatit të vitit 2021, artikulon kërkesën për qeveri teknike, si kusht për të hyrë në zgjedhje.
Një kërkesë që nuk do t’ja plotësojë kush per momentin dhe s’e realizon dot dhe sikur të rrijë me grushtin e ndjekësve të tij gjithë kohës në rrugicë.

Dhe, kur qeveri teknike të mos ketë dhe PD e Berishës të humbasë, ai do të hyjë në parlament, por nuk do të njohë zgjedhjet, sepse duhet të maskojë moslargimin e tij nga kreu i partisë.

Rama, nga ana e tij është komod. Investoi te një opozitë e tillë, të cilën e zgërlaq sa herë të dojë. Investoi te një opozitë dhe copëzat e saj, e cila është dhurata më e mirë për të, sepse e mban në pushtet, pavarësisht skandaleve të përditshme e me gjysmën e ministrave, kryebashkiakeve e funksionarëve nën hetim apo prapa hekurave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular