Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme (16 tetor) një auditim financiar në shkallën e parë të Komisionit të Vetingut.
Kontrolli financiar do të kaloj në filtër çdo element financiar, që prej ngritjes së këtij institucioni.
Mësohet se ekipi i KLSH ka mbërritur pranë këtij institucioni, ku po nis kontrolli i dosjeve të para të lëvizjeve financiare.
Kjo është hera e parë që Komisioni i Vetingut auditohen financiarisht