Si do të ndryshojë pagesa për siguracionin e automjeteve?
“Nëse makinën ia lë dikujt tjetër, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit të automjetit, por edhe pronarit e mjetit.”
Ky është një ndër rregullat e reja që do të zbatohen për të gjithë shoferët që shfaqen problematikë gjatë drejtimit të automjetit. Sistemi bonus malus, i cili do të hyjë në fuqi nga janari 2025 do të zbatohet në bazë të 7 elementeve të riskut.
Drejtoresha e AMF, Mimoza Kaçi nga Komisioni Ekonomisë dhe Financave prezantoi dhe projekt-rregulloren e plotë.
“Aktualisht kjo rregullore ka përfshirë 7 faktorë rreziku, në vendet e tjera përfshin më shumë. Për këto faktor kemi të dhëna të disponueshme dhe do të kemi një proces sa më pak në letër. Do ndikojnë drejtpërdrejt në primin e sigurimit”.
“Përveç historikut elementet janë fuqia motorike e mjeteve, mosha e të siguruarit. 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjeteve. Qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e mjetit.”
Në primin e sigurimit do të merren parasysh edhe aksidentet apo sjelljet e gabuara të shoferit me automjet. Sipas drejtueses së AMF ekziston tashmë një databazë e ngritur për këtë punë.
Është punuar për databazën e dëmeve në autoritet. Sigurohet nga shoqëritë e sigurimit dhe mbahet në autoritet.
“Primi i diferencuar në bazë të rrezikut që mbart çdo i siguruar. Një dëm i ndodhur gjate vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërsa për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”.
Por a do të tarifohen më shumë të rinjtë e të moshuarit në automjet, automjetet e vjetra apo edhe ata të cilët përdorin mjetin e familjes, të afërmit etj?.
“Do ketë ndryshime për makinat e vjetra me rritje të tarifës mund të jenë shkak për aksidentet dhe një I moshuar si ka cilësitë e moshës mesatare. Dhe historiku i të rinjve.”
Një familje ka një makinë dhe e ngasin të gjithë si do të veprohet me këtë sistem të ri?
Një i ri që ka një fuqi motorike të madhe të dënohet më shumë.
“Historiku i dëmeve i drejtohet drejtuesit të mjetit. Mosha e të siguruarit është një tipar i drejtuesit do ketë gërshetim të karakteristikave të mjetit. Në rast se një drejtues mjeti ja lë një anëtari të familjes, shokut etj. malusi i shkon të dyve. Tarifimi me malus në policën e ardhshme do të jetë i penalizuar. Bonus malusin do ta ketë 1.”
Sistemi “bonus malus”, i cili përcakton çmimin e siguracionit të automjetit në bazë të historikut të numrit të aksidenteve ka hyrë në fuqi që prej 1 korrikut të 2021-shit, por nuk zbatohet.