BallinaEkonomiSHIFRAT/Epoka e suksesshme “Mëngra” në drejtim të DPSHTRR nga Janari deri...

SHIFRAT/Epoka e suksesshme “Mëngra” në drejtim të DPSHTRR nga Janari deri në Shtator 2024

spot_img
spot_img

Ilir Mëngra, drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR është një profesionist dhe këtë e ka treguar në të gjitha pozicionet e punës që ka mbajtur. Angazhimi politik, pra që i përket forcës politike që qeverisë nuk e ka stepur z.Mëngra të jetë një drejtues i duhur, profesionist duke patur primare faktin që institucioni që ai drejton duhet të ketë rezultate.
Ilir Mëngra ju bashkua ekipit të DPSHTRR në Mars 2019 (së bashku me Blendi Gonxhen duke bashkëdrejtuar shumë mirë), duke kontribuar në suksesin e institucionit fillimisht si Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve dhe më pas si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm. Në Korrik të vitit 2019, Z.Mëngra u emërua si Drejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë. Ai u bë pjesë e historisë së suksesit të DPSHTRR-së, ku kontributi i tij në zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të transportit rrugor në një nga drejtoritë rajonale me numrin më të lartë të shërbimeve në vit, e ktheu atë në një nga objektet model për cilësinë e shërbimeve publike dhe skuadrën e përkushtuar.
Në Janar 2024, Ilir Mëngra emërohet nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Suksesi i Ilir Mëngrës në krye të DPSHTRR
Suksesi ka qenë qëllimi i çdo detyre që Ilir Mëngra ka mbajtur. Nuk kishte se si të mos ndodhte kjo as në drejtim të DPSHTRR ku rezultatet e analizës Janar-Shtator flasin për një punë shumë të mirë të titullarit dhe stafit më të cilët ka bashkëpunuar. E konkretisht për ta konfirmuar këtë duhen shifrat të cilat janë tejet kokëforta që nuk ka tekst apo propagandë që iu kundërvihet. Në webin e vet, pas analizës së kryer institucioni i drejtuar nga Ilir Mëngra Për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit DPSHTRR ndan informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën Janar – Shtator 2024
Njoftim i DPSHTRR
Për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit DPSHTRR ndan informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën Janar – Shtator 2024. Rritja e të ardhurave të realizuara me 138% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim:
ANALIZË E ECURISË SË SHËRBIMEVE:
2,450,353 totali i shërbimeve të ofruara, ose 63% më shumë krahasuar me Janar-Shtator 2019; 1,547 qytetarë të shërbyer në 1 orë .
ANALIZË E SHËRBIMEVE ME PROCEDURË TË LEHTËSUAR
Numri i shërbimeve të ofruara 891,760 të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve duke kursyer: 3,443 MLD lekë; 356,467 ditë pune; 1,554,601 litra karburant; 22 MLN km rrugë të eliminuara.
ANALIZË E TARGAVE RISI
Targa të personalizuara me përzgjedhje, suvenirë: 5,988 targa.
Të ardhurat nga targat RISI: 170,502,167 lekë, ose 19% më shumë krahasuar me Janar-Shtator 2023, nga të cilat 54% janë realizuar vetëm nga Targat e Personalizuara.Rezultate pozitive falë strategjive të mirë përcaktuara dhe kapitalit njerëzor të kualifikuar dhe profesional! STARTNEWS.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular