Kosova siguroi fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-0, në duelin e dominuar totalisht nga “Dardanët”. Një fitore spektakolare për përfaqësuesen e Franko Fodës, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve në 4 ndeshje.
Një gol “alla Kvaraskhelia” i kapitenit Amir Rrahmani, i cili braktisi mbrojtjen, zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë “Dardanët” shënuan edhe 2 herë të tjera, me Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52 dhe 71.
Vlen të theksohet fakti se për Sahitin ky ishte goli i parë me fanellën e Kosovës. Futbollisti që aktivizohet me Hamburgun në Gjermani, u hodh nga stoli në minutën e 67-të në vendin e Zhegrovës.
Ndërkohë në 88-të, miqtë nga Qipro shënuan golin e nderit me Sotiriu, por goli u anulua për faull në sulm. Duelin e radhës Kosova do e luajë në transfertë ndaj Rumanisë në datën 15 nëntor.
FT: KOSOVË-QIPRO 3-0
Am.Rrahmani 30′, Krasniqi 52′, Sahiti 71′
GOLI I EMIR SAHITIT: VIDEO
GOLI I ERMAL KRASNIQIT: VIDEO
PENALLTIA E FITUAR NGA ERMAL KRASNIQI, POR E ANULUAR NGA VAR PËR POZICION JASHTË LOJE TË ALBION RRAHMANIT: VIDEO + VIDEO
GOLI I AMIR RRAHMANIT: VIDEO
15′ Trajneri Foda me dhimbje koke, Milot Rashica largohet nga fusha i dëmtuar, vendin e tij e merr Muslija.