Vrasja e topografit grek që nxorri zbuluar mafien shqiptare në Greqi, si ndodhën ngjarjet

0
180

Vrasja e topografit grek Panagiotis Stathis, ka tërhequr vëmendjen e medias britanike Daily Mail, e cila ka hulumtuar një tjetër anë të asaj që po ndodh në Mykonos.

Ekzekutimi i 54-vjeçarit u bë në orën 8:30 të mëngjesit disa muaj më aprë në lagjen Psychiko të Athinës, por mesa duket të gjitha rrugët të çojnë në Mykonos.

Sipas medias britanike vrasja e 54 vjeçarit është urdhëruar nga mafia.

Ndërkohë që janë bërë publike edhe pamjet nga momenti i ekzekutimit, ku një motorist i veshur em të zeza, ia frohet makinës me të cilën po lëvizte 54-vjeçari, dhe e qëllon disa herë.

Pasi kryen “detyrën” vendos prapë armën në xhaketë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Stathis është vrarë për një tokë në Mykonos, 160 km larg Athinës. Vendasit pretendojnë se shumica e ishullit drejtohet nga mafia greke duke ushtruar kontroll tek inxhinerët dhe topografët për të bërë ndërtime në mënyrë që të fitojnë para nga miliona turistë që vizitojnë ishullin.

Hetuesit grekë besojnë se vrasja e topografit u bë në këmbim të një shume prej 100 mijë eurosh. Tashmë është vënë një person në pranga, por hetimet vazhdojnë.

Zanafilla

Mediat raportojnë se ngjarja e ka fillesën te një mosmarrëveshje për një tokë në ishull. Stathis kishte blerë një parcelë prej 9.5 hektarësh ngjitur me vendin ku është planifikuar që të ndërtohet hoteli luksoz “Four Seasons”, duke penguar kështu përpjekjet e një agjenti lokal të pasurive të paluajtshme për të blerë të njëjtën pronë.

Stathis dhe partneri i tij i biznesit arritën të bllokonin përpjekjet e agjentit dhe ta blinin vetë pronën. Por emrat e tyre nuk figurojnë askund pasi tokën e kanë hedhur në emër të të afërmve të tyre. Në gusht 2020, Stathis siguroi një leje për të ndërtuar një hotel me pesë yje në të njëjtën pronë. Leja u dha me afat deri në gusht 2021. Në këto kushte ai rishikoi lejen për të reduktuar volumin e ndërtimit, por duket se qëllimi përfundimtar ishte që toka të shitej për ndërtimin e “Four Seasons”.

Shqiptarët në “lojë”

Pas ekzekutimit të 54-vjeçarit policia zbulioi se pas ngjarjes fshiheshin fi8gurra të forta kriminale me bazë në Athinë. Këto grupe gjobisnin biznesmenët, duke filluar nga 5 mijë euro.

Siaps mediave Stathi ishte sulmuar disa herë apra se të ekzekutohej apsi nuk kishte pranuar të paguante gjobën. Dy nga sulmet dyshohet se i ka kryer shqiptari Alfons Ndoci, i cili më pas u ekzekutua në burg.

Madje hetuesit dyshojnë se grupet mafioze eleminuan fillimisht ndocin e më pas Stathin, në mënyrë që shqiptari të mbyllte gopjën dhe të mos tregonte kush ishin urdhëruesit e vërtetë.

Shefi i Ndocit dhe përplasja mes tyre

Emri i Alfons Ndocit ka dalë më herët në media, ku thuhet se operonte nën urdharat e një tjetër shqiptari, 42-vjeçarit Tonin Preka, i cili ishte biznesmen dhe jetonte në Mykonos.

Por miqësia mes Ndocit dhe Prekës nuk zgjati shumë, pasi ata patën përplasje ekonomike, dhe dyshohet se biznesmeni 42-vjeçar u sulmua dhe u dhunua nga ish-vartësi i tij dhe një tjetër shqiptar, Gerald Jaho 52-vjeç.

Jaho dhe Ndoci pasi e rrahën i morën 40 mijë euro Prekës.

Ngjarja

Në janar të vitit të kaluar Preka ndërsa ndodhej në një qendër tragtare ka njoftuar policinë se ëhstë sulmuar nga dy shqiptarë të cilët e grabitën.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje duke i arrestuar menjëherë. Ndaj Ndoci rëndojnë edhe akuza të tjera, si ajo e vitit 2014, ku gjatë një grabitjeje në Elefsina, vrau pronarin e dyqanit për shkak se ai rezistoi. Gjatë kohës që ishte në burg, në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të burgut në Portin e Patras bashkë me tre të burgosur të tjerë, përfshirë Xhuliano Halilin. Madje me këtë të fundit u kap disa ditë më pas nga policia. Ky i fundit është personi që mori përsipër vrasjen e Ndocit në Koridhalo. Xhuliano Halili 41 vjec, i njohur si “Niko” rezulton i dënuar për vrasjen e babë e bir, Fillim e Oligert Mesaja, në vitin 2011 në Kalamata. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh. Në janar 2021, Varelas u gjet nga policia greke në një mjet “BMË” me xhama të zinj bashkë me shqiptarin Alket Rizai. Të dy kishin dalë me leje nga burgu.