Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të gjobisë disa deputetë të opozitës pas incidenteve që ndodhen gjatë seancave plenare, ku u dogjën karriget.
Sipas faturës, dëmet e shkaktuara arrijnë në totalin prej 764.922 mijë lekë.
Deputetët përgjegjës për këto dëme janë Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Elda Hoti, të cilët do të paguajnë si më poshtë:
- Gazmend Bardhi: 209.175 lekë
- Flamur Noka: 187.455 lekë
- Bledion Nallbati: 187.455 lekë
- Elda Hoti: 180.837 lekë
Deputetët e Partisë Demokratike kanë afat deri më 20 nëntor për të kryer pagesat, përndryshe shumat do të merren nga rrogat e tyre.
Incidenti ndodhi më 30 shtator, kur deputetët demokratë dogjën karriget në protestë ndaj dënimit me burg të kolegut të tyre, Ervin Salianji. Një javë më pas, opozita organizoi një protestë kombëtare në Tiranë.