Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emsionin “Quo Vadis” të gazetares Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ai u ndal te arresti i tij, teksa mori shembullin e Tunizisë, ku u arrestuan liderët e opozitës, duke paralajmëruar kështu ndoshta burgosjen e një kryetari tjetër të partive opozitare
“Unë informoj shqiptarë se 10 ditë më parë në Tunizi u zgjiodh presidenti i Tunizisë, i cili njëlloj si Edi Rama arrestoi kryetarin e partisë më të madhe opozitare, pastaj edhe kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare dhe së treti edhe kryetarin e partisë së tretë që kishte marrë guximin të kandidonte. Edi rama mendoi se me dhunë dhe terror ndaj opozitës do të marrë mandatin e katërt, por të garantoj që llogaritë i ka shumë gabim”, tha Berisha. /vizionplus.tv