Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Berlin është takuar me deputetin e Bundestagut dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të CDU-së, Paul Ziemiak.
Gjatë takimit, Basha shprehet se diskutimi u përqendrua tek situata aktuale në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive për të rinjtë.
Kreu i demokratëve euroatlantikë theksoi se është e domosdoshme që të rinjve t’u ofrohet shpresë dhe mbështetje për të kontribuar për vendin e tyre dhe për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, në vend që të kërkojnë alternativa jashtë vendit.
Postimi i plotë i Bashës:
Kënaqësi të ritakohesha me deputetin e Bundestagut, ish-kreun e Forumit Rinor dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të CDU-së, Paul Ziemiak. Paul ka qenë disa herë pjesë e aksionit tonë politik, dhe ishte një kënaqësi të bisedonim sërish.
Diskutuam rreth situatës aktuale në vend, dhe veçanërisht mbi domosdoshmërinë për t’u ofruar të rinjve mundësi dhe shpresë, në mënyrë që ata të kontribuojnë për vendin e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.