Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili ka shkuar në Kuvend për të raportuar për veprimtarinë vjetore nuk është lejuar të flasë në foltore nga deputetë e opozitës.
“Mos prekni mjetet, mos i nxirrni nga funksionet, punonjësit e Gardës të garantojnë”, tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Pasi deputetët nuk e lejuan që të raportojnë raportin e KLSH-së në Kuvend, Arben Shehu u largua nga salla.
“Ju nuk keni asnjë interes të dëgjoni raportin e KLSH. Atëherë, lexohet projektrezoluta nga Komisioni përgjegjës, ai për Ekonominë dhe Financat. Fjalën e ka Enslemvera Zake, nga vendi.
Duke ju kërkuar ndjesë në emër edhe të deputetëve të opozitës, jeni i lirë të largoheni”, shtoi kryetarja e Kuvendit.