BallinaSocialeMinistrja Koçiu: Mbi 80 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Ministrja Koçiu: Mbi 80 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

spot_img
spot_img

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se shërbimi shëndetësor në destinacionet turistike ishte një tjetër sukses i këtij sezoni për Shqipërinë.

Ajo njofton se për sezonin turistik veror, 34 Qendra Shëndetësore Verore kanë ofruar shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.

Ndër të tjera, Koçiu bëri të ditur se nga 1 qershori deri më 30 shtator, 34 qendra shëndetësore verore realizuan 80,765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj.

“Nga 1 qershori deri më 30 shtator, 34 qendra shëndetësore verore realizuan 80,765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj. Shërbimi shëndetësor në destinacionet turistike ishte një tjetër sukses i këtij sezoni fantastik për Shqipërinë”, shkruan Koçiu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular