Grada e Republikës ka marrë masa në Kuvend pas paralajmërimit të opozitës për mosbindje civile gjatë seancës së sotme parlamentare.
Siç shihet në foto, Garda e Republikës ka vendosur gardh metalik në hyrje të Kuvendit.
Gjithashtu para Parlamentit qëndrojnë edhe disa gardistë. Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar se aksioni i tyre do të vazhdojë deri, sipas tyre, në krijimin e qeverisë teknike.
Deputetët e PD nisën aksionin opozitar pas burgosjes së Ervin Salianjit. Ata protestuan brenda dhe jashtë sallës, duke i vendosur flakën karrigeve të tyre.