BallinaPolitikeNga interpelanca me Kumbaron te raporti vjetor i KLSH-së, sot seanca plenare

Nga interpelanca me Kumbaron te raporti vjetor i KLSH-së, sot seanca plenare

spot_img
spot_img

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare ku mazhoranca kërkon të vijojë punën pa 24 deputetët e përjashtuar të opozitës, teksa kjo e fundit ka paralajmëruar mosbindje civile. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj. Po në seancën e sotme do të jetë dhe raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera.

Seanca e kaluar nuk u zhvillua pasi u shty në mënyrë që të shmangeshin tensionet nga opozita, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar Xhaminë e Namazgjasë.

Ndërkohë mësohet se Garda e Republikës ka marrë masat në mënyrë që të shmangë përshkallëzimet, pasi opozita e ka bërë të qartë se mosbindja, siç e cilësojnë ata revoltën e shfaqur prej dy seancash në Kuvend, do të vijojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular