Deputetja e PD – Demokratët Euroatlantikë, Orjola Pampuri, ka zhvilluar një takim në Bundestagun gjerman me deputetin e CDU-së, Knut Abraham.
Në një postim në faqen e saj në facebook, Pampuri shprehet se Abraham është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe Kosovës dhe një njohës i shkëlqyer i sfidave të rajonit.
“Lufta kundër korrupsionit, rritja e llogaridhënies dhe transparencës, si dhe një zhvillim ekonomik që siguron mirëqenie për të gjithë, janë prioritare për të ardhmen tonë europaine, arritja e të cilës kërkon të punojmë ngushtësisht me partnerët tanë euro-atlantikë.” – shprehet Pampuri, duke iu referuar temës së bashkëbisedimit me deputetin gjerman.
Më poshtë postimi i plotë:
Kënaqësi takimi me deputetin e CDU-së, z. Knut Abraham, një mik i mirë i Shqipërisë dhe Kosovës, njohës i shkëlqyer i sfidave me të cilat përballen qytetarët e rajonit dhe një avokt i përkushtuar i përparimit tonë drejt BE-së. Lufta kundër korrupsionit, rritja e llogaridhënies dhe transparencës, si dhe një zhvillim ekonomik që siguron mirëqenie për të gjithë, janë prioritare për të ardhmen tonë europaine, arritja e të cilës kërkon të punojmë ngushtësisht me partnerët tanë euro-atlantikë.