Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv po diskutohet për protestën e sotme të opozitës te selia e Kuvendit të Shqipërisë, ku pati përplasje mes policisë dhe gardistëve me deputetët e PD-së.
Gazetari Andi Tela u shpreh se protesta e sotme kishte disa element nga pengimi i deptetëve për të hyrë në kuvend, deri te përdorimi i policisë ndaj deputetëve.
Ai e cilësoi fake news përdorimin e lajmit të opozitës se policia kishte armë sot në Kuvend.
“Sot në protestën opozitës janë tre elementë. Nga ndalimi i deputetëve të opozitës që nuk ishin përjashtuar dhe vuajtën për të hyrë. Kaluan pas 30 minutash dhe nuk i linin gardistët.
Një nga deputetet e opozitës hodhi një lëng në sallën e parlamentit dhe Spiropali tha ishte benzinë. Pamjet që gardisti rrethon deputeten dhe e ngjesh duhet ta përdorë opozita në kancelaritë ndërkombëtare.
Një element tjetër ishte ministri i Brendshëm në sallë dhe mënyra se si ai i interpreton se këtu po bëhet zjarrvënie, do të mbledhim prova etj, edhe pse nuk është deputet, por i emëruar.
Dhe momenti tjetër kur një grup policësh që shoqëronin përfaqësuesit e opozitës që po protestonin te bashkia e Tiranës dhe erdhën deri te dera e kuvendit. Aty pati përplasje mes deputetëve dhe policisë kur policia s’duhet të hyjë brenda kuvendit.
Nuk ka asnjë reagim se si u gjendën policët përballë deputetëve të opozitës.
Opozita tha se policia pati armë, kur nuk ishte kështu dhe mënyra se si PD vazhdon ta menaxhojë këtë është fake news. Policia nuk kishte armë. Është si historia që përdori shumica me historinë e asaj gruas që gjoja lindi në makinë se ishte bllokuar nga protesta e opozitës, kur nuk ishte kështu dhe ajo lindi në maternitet”.-tha Tela.