BallinaEkonomiSi do të ndryshojë pagesa e siguracioneve! Nga vjetërsia e mjetit, te...

Si do të ndryshojë pagesa e siguracioneve! Nga vjetërsia e mjetit, te numri i aksidenteve, faktorët që do ndikojnë! Ja kur hyn në fuqi rregullorja e re

spot_img
spot_img

Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në 7 faktorë risku. Rregullorja u prezantua në Komisionin e Ekonomisë nga drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi.

“Ka përfshirë 7 faktorë rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. Këto faktorë do të ndikojnë në primin e sigurimeve. Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi. Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton dhe aq më i lartë primi i sigurimit. Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit. Eksperienca në drejtimin e mjetit. P

ërdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani, pasi kur është mjet biznesi, përdoret nga disa drejtues. Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidente të aksidenteve sipas qarqeve dhe vjetërsia e mjetit”, – tha Kaçi.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025 dhe sipas drejtueses së AMF-së, sigurimi i diferencuar do të ndikojë në ndërgjegjësimin e drejtuesve.

“Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar do t’i ndikojë në çmimin e policës në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike”, tha Kaçi.

Kategoria që pritet të paguajë prim sigurimi më të lartë për siguracionin e makinës do të jenë ata që kanë mjet me mbi 3000 kubik dhe ata që bëjnë më shumë se 2 aksidente në tre vitet e fundit.

“Për një dëm të ndodhur gjatë vitit të fundit, ai do të jetë i penalizuar kur të presë policën e radhës dhe mbas një viti, ai nuk do të ketë më ndikim. Ka edhe një kategori për ata që shkaktojnë 2 ose më shumë dëme gjatë 3 viteve të fundit, faktori i riskut është më i lartë, pra primi i sigurimit. Po bëjmë një kalkulator ku çdo drejtues hyn dhe jep të gjitha detajet për veten dhe mjetit dhe llogarit primin. Me këtë rregullore e ndajmë me 7 klasa për kubikazhin e mjetit, ku mjetet me mbi 3000 kubik do të kenë faktorin e riskut me të lartë”, tha Kaçi.

Edhe ata qytetarë që makinën e tyre ia japin një personi tjetër dhe ky i fundit shkakton aksident, primi që do paguhet do të jetë më i lartë si për drejtuesin që shkaktoi aksidentin, ashtu edhe për pronarin e mjetit.

“Nëse një drejtues mjeti makinën e tij nuk e përdor vetëm vetë, por ia lë edhe një anëtari tjetër të familjes, një miku, një shoku dhe ky person shkakton një aksident, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit që është në drejtim të mjetit, por edhe vetë pronarit të mjetit”, tha drejtuesja e AMF-së.

Formula e përllogaritjes së primit të sigurimit duke marrë në konsideratë edhe rreziqet e sipërcituara është bërë nga AMF dhe në bazë të kësaj formule kompanitë e sigurimit do të vendosin vetë tarifat e primit të sigurimit dhe ia vë në dispozicion AMF-së 30 ditë para se t’i aplikojë ato. Nëpërmjet këtij sistemi bonus-malus ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular