Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për disa nga çështjet më të bujshme që SPAK po heton aktualisht.
“Ajo që di është se prokuroria e posaçme, po heton në dy drejtime kryesore, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sigurisht bëhet fjalë për korrupsion në nivele të larta.
Për zbërthimin e aplikacioneve të koduara, kanë patur një farë suksesi. Në Shqipëri ka nisur vonë, informacionet e para kanë ardhur jo më shumë se një vit më parë.
Në lidhje me korrupsionin prokuroria ka një numër të konsiderueshme dosjesh. Pritshmëria ka qenë shumë më e lartë. Në një vit e gjysmë, kemi hapa domethënës. Rasti Berisha, Beqja, Ahmetaj, janë publike.
Për momentin janë dy çështje kryesore, njëra me Metën dhe Kryemadhin. Kjo cështje ka vonuar, për shkak të disa kërkesave për letër-porosi jashtë vendit, historikisht në të gjithë vendet europiane, zgjasin.
Së dyti kryetari i Bashkisë së Tiraëns, Veliaj, ku është fokusuar hetimi pasuror. Me sa po kuptoj e vetmja mundësi që SPAK mund ta mbërthejë është hetimi pasuror. Ka hetim shumë të detajuar, i ngjashëm me hetimin e zotit Ahmetaj. Nuk pati detaje për inceneratorët, por mënyra se si dyshohej se kishte bashkëpunuar, SPAK e akuzoi se kishte përfituar rryshfet. E njëjta praktikë po ndiqet edhe për zotin Veliaj, Po hetohet rrethi i tij familjar.
Pastaj është çështja Xhaçka. Mandati i saj është në pikëpyetje, është çështje kontroverse, sepse është në burg ish kryetari i Himarës, pastaj pëfituesi i pronës, bashkëshorti i Xhaçkës nuk është prekur
Përse SPAK nuk ka prekur politikanë për zbërthimet e aplikacioneve të koduara? Standardi që është mbajtur, SPAK ka mbajtur qëndrimin që ka firmosur urdhër arreste, për ata persona që kanë patur direkt aplikacion, kanë përdorur Encrochat dhe SKY. Sa i përket personave të përmendur në vetë të tretë, është tjetër fazë. Jo çdo bisedë mes dy njerëzve mund të përkthehet në provë për gjykatën. E fundit, nuk ka ardhur një pin, kod, që ti përkasë një politikani të caktuar. Pra jane prekur këta individë, të krimit të organizuar, biznesmenë. Mund ta kenë përdorur politikanë? Mund të ketë ndodhur, por të jetë e faktuar jo.
Për inceneratorin e Tiranës nuk janë mbyllur hetimet. Është një fraksion. Faza e parë, janë dy grupime, korrupsioni që dyshohet se kanë kryer, Mërtiri, Zoto, etj. Ka edhe një fraksion. Por veçmas për zotin Veliaj është hetim pasuror“, tha Lala.