Këngëtari Liam Payne ka ndërruar jetë pasi rënies nga ballkoni i hotelit në Argjentinë ku ishte akomoduar.Ish-ylli i One Direction u nda nga jeta pasditen e së mërkurës në moshën 31-vjeçare. Disa dëshmitarëve në hotelin ku ai po qëndronte në Buenos Aires, Liam Payne ra nga balloni i dhomës së tij në katin e 3-të të hotelit CasaSur Palermo.Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Ngjarja ndodhi pasi Liam kishte shfaqur sjellje të çrregullt në hollin e hotelit, ku theu laptopin e tij dhe më pas u kthye në dhomë, sipas TMZ.
Sipas policisë në Buenos Aires, oficerët morën njoftim për “një burrë agresiv që mund të ishte nën efektet e drogës dhe alkoolit”.
Kur mbërritën në hotel, zyrtarëve iu tha se një zhurmë e fortë ishte dëgjuar në oborrin brendshëm të hotelit.
Drejtori i shërbimeve të urgjencës, Alberto Crescenti tha për mediat lokale se Payne kishte pësuar lëndime serioze dhe se do të kryhej autopsia.
Ndërsa nuk komentoi rrethanat e rënies së këngëtarit nga ballkoni. Payne postoi në Snapchat vetëm disa orë para vdekjes së tij tragjike duke shkruar: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”.
Liam Payne zbuloi në qershor 2021 se ai luftoi me varësinë nga alkooli dhe droga në një moment kur One Direction ishte në turne dhe gjërat u bënë aq keq sa kishte mendime të rënda vetëvrasëse.