BallinaAktualitet“Kërcënimi rus”/ Çfarë sulmi po planifikohet ndaj Shqipërisë? Karamuço zbulon sms-në ‘alarmues’

“Kërcënimi rus”/ Çfarë sulmi po planifikohet ndaj Shqipërisë? Karamuço zbulon sms-në ‘alarmues’

spot_img
spot_img

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me sulmet që Rusia tenton të bëjë ndaj mbështetësve të Ukrainës.Në emisionin “360 Gradë”, ai ka thënë se SHBA ka paralajmëruar të gjitha vendet e NATO-s, përfshirë këtu dhe vendin tonë të kenë kujdes.

Shërbimi inteligjent i jashtëm rus ka 8 drejtori, 8 departamente. Departamenti S është departamenti kryesor që ka detyrë luftën hibride kryesisht nëpërmjet dezinformimit, e lidhur me atë X që ka të bëjë me teknologjinë. Këto kanë kohë që kanë hartuar një manual që ne na e ka bërë të njohur një agjendë që më pas u rekrutua nga ana e shërbimeve sekrete amerikane. Ai foli gjerë e gjatë vetëm për këtë mision.

Më tej, SHBA u përballën me ndikimin në zgjedhje dhe tani është certifikuar dhe nga ana e FBI dhe i kanë bërë paralajmërim të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, madje që para sulmeve kibernetike në Shqipëri, të kini kujdes. Kanë sjellë një dokument sekret të gjatë në Shqipëri që i është paraqitur kryeministrit, ministrit të brendshëm, ku e paralajmërojnë një sër sulmesh që ndodhin, duke filluar me strukturat si aeroportet, portet dhe duke vijuar me portalet dhe mediat”, u shpreh Karamuço.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular