Yahya Sinwar është padyshim jashtë listës së problemeve për Izraelin, pasi kreu në dukje i vdekur i Hamasit ngre çështje për Benjamin Netanyahun.
Udhëheqësi i Hamasit u vra të mërkurën në mesditë në një ndërtesë në Tal Ash Sultan në Rafah, në jug të Gazës. Detajet e kohës dhe mënyrës në të cilën ushtria izraelite identifikoi dhe neutralizoi Sinuar u zbuluan nga një burim ushtarak izraelit.
Një ekip zbulimi i ushtrisë izraelite gjatë një kontrolli rutinë në një rrugë në atë zonë hasi në një grup prej pesë personash, të cilët kur kuptuan një prani ushtarake, filluan t’i gjuanin granata.
Sipas burimit të IDF-së, njësia e ushtrisë së forcave jo-speciale iu përgjigj zjarrit, duke vrarë katër prej tyre. I pesti hyri në një shtëpi që ishte afër tij.
Ekipi i ushtrisë izraelite, në vijim, ka aktivizuar një dron vëzhgues me kamerë, i cili ka hyrë në shtëpi, për të gjetur personin konkret, por edhe për ta identifikuar. Ai filloi të gjuante me gurë dhe shkopinj dronin pasi arma e tij ishte pa plumba dhe pa municione.
Së bashku me dronin, grupi i ushtarëve izraelitë ka mbuluar të gjithë zonën me një snajperist. Snajperisti, pavarësisht se nuk ishte më shumë se 20 vjeç, gjeti vendin e duhur dhe me urdhër të komandantit të njësisë së tij, ekzekutoi me një plumb në kokë personin, i cili nuk ishte askush tjetër veç Sinwarit.