BallinaPolitikeSondazhi/Nëse votohet sot, Rama merr mandatin e katërt, 70% e shqiptarëve kundër...

Sondazhi/Nëse votohet sot, Rama merr mandatin e katërt, 70% e shqiptarëve kundër ‘Mosbindjes Civile’, Meta ‘tatëpjetë’, jo më forcë e tretë

Gati 70% e shqiptarëve nuk janë dakord me aksionin e PD dhe Sali Berishës, në atë që e quajnë mosbindje civile. 69.5% e 1861 qytetarëve të pyetur për sondazhin e Report Tv dhe Eduart Zaloshnjas janë përgjigjur se aksioni i protestës së opozitës është negative dhe vetëm 28.1% e tyre e mbështesin.

Në anketimin ku janë pyetur 1301 zgjedhës të prirur për të votuar që jetojnë në Shqipëri dhe 560 në emigracion vihet re një ndryshim i lehtë në përqindje mes shqiptarëve që jetojnë këtu dhe atyre jashtë vendit, 68.8 e të cilëve kundërshtojnë kaosin e demokratëve krahasuar me 69.8% e qytetarëve në vend. 

Ky konsensus i shqiptarëve kundër aksionit të opozitës vihet re, madje me përqindje edhe më të lartë,  edhe sa i përket dënimit që deputetët demokratë që dogjën karriget në Kuvend morën. 71.3% e të pyeturve thonë se janë dakord me përjashtimin me 40 apo 60 ditë të ligjvënësve demokratë. Në këtë pyetje vihet re një përqindje më e madhe ndër shqiptarët jashtë vendit që e mbështesin përjashtimin me 73.2% të kundrejt 70.5% të atyre që jetojnë këtu.

Nëse sot do të votohej në Shqipëri, Partia Socialiste e Edi Ramës do të fitonte një mandat të katërt me shumicë absolute në rang kombëtar. 50.3% e zgjedhësve shqiptarë të pyetur për sondazhin e Report Tv dhe Eduart Zaloshnjas janë përgjigjur se do të votonin PS-në, përkundrejt 30.2 të Partisë Demokratike të Sali Berishës. Partia e tretë në vend nuk është më Partia e Lirisë e Ilir Metës, i cili në sondazh figuron vetëm me 1.5% nga 6.8% që mori si LSI në vitin 2021.

Surpriza është “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt e cila bëhet forca e tretë politike në vend me 6.8%%, ndërsa rezultat shumë të mirë merr edhe “Mundësi” e Agron Shehajt me 3.1%. Të dyja forcat e reja dalin më mirë mes emigrantëve. Rezultatet për partitë ndryshojnë pak në përqindje për liderët, me Ramën që vijon të jetë më i pëlqyer se PS dhe Berishën që është 3% më pak se Partia Demokratike.

Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunimin me sondazhistin Eduart Zaloshnja shqiptarët kanë vlerësuar punën e SPAK me 68.9% që e konsiderojnë pozitive performancën, ndërsa të ndarë janë kur bëhet fjala për punën e qeverisë me 45.2% që e cilësojnë negative, 42.4% pozitive dhe 12.4% të dyzuar.

*Në studion e Frontline me gazetaren Marsela Karapanço komentuan rezultatet e sondazhit Eduard Zaloshnja, juristi Kreshnik Spahiu, gazetari Flogert Muça, Indrit Sefa dhe Marsid Gupi.

1729198240_sondazh6.JPG
Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot PS-ja do të fitonte 50.3% të votave sipas sondazhit më të fundit të Eduard Zaloshnjas dhe Report Tv.

1729198262_sondazh6.1.JPG

PD-ja e Berishës do të merrte 30.2% të votave, ndërsa surprizën do e bënte ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj, që do renditej si forcë e tretë me 6.8% të votave.

1729198282_6.2sondazh.JPG

Edhe për zgjedhësit e pyetur që jetojnë në emigracion do ishte e njëjta situatë, por Lapaj do të shënonte ngjitje me 7.3%.

1729197456_sondazh5.JPG
Edi Rama është politikani më i pëlqyer për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit sipas sondazhit të Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas. 51.1% e të pyeturve shprehin pëlqim për kryeministrin, 27.2% pëlqejnë ish kryeministrin Sali Berisha, ndërsa 1.4% Ilir Metën.

Më tej, duke marrë vetëm ata që jetojnë në vend, 51.7% pëlqejnë Ramën, 27.7% Berishën, 1.6% Metën, ndërsa 19% asnjërin prej tyre. Në emigracion 49.7% pëlqejnë Ramën, 26% Berishën, 0.9% pëlqejnë Metën, ndërsa 23.3% asnjërin prej tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular