BallinaKryesoreTensioni dhe kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë...

Tensioni dhe kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë dy deputetë të PD

Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetet e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda. 

Kjo masë vjen një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvendin e Shqipërisë, ku dy deputetët e PD nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve.

Deputetja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që u dyshua se ishte benzinë, por ajo vetë në një reagim tha se ishte parfum ne shenje proteste.

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që të hetohej nëse “materiali i hedhur ishte benzinë”. Pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.

Ndërkohë sipas mazhorancës deputeti i opozitës Petrit Doda bllokoi foltoren duke përdorur objekte të sallës plenare, konkretisht karrige, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular