Vendimi për kthimin e emigrantëve në Itali, Meloni mbledh të hënën Këshillin e Ministrave: Kjo është përgjegjësia e…

0
177

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të mbledhë të hënën Këshillin e Ministrave për të diskutuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Romë, e cila vendosi kthimin e menjëhershëm në Itali të emigrantëve të strehuar në Gjadër.

Meloni e cilësoi vendimin e gjykatës si paragjykues, ndërsa është shprehur se sipas saj, nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo.“Kam mbledhur Këshillin e Ministrave të hënën për të miratuar rregullat që shërbejnë për të kapërcyer këtë pengesë, sepse nuk besoj se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo. Kjo është një përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë arsye qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt”, tha ajo.

Ajo u shpreh se problemi nuk është në Shqipëri, por “problem është se nuk mund të bëhet asnjë politikë mbrojtjeje e kufijve, dhe për këtë arsye shpresoj se (gjykatësit) do të më thonë edhe se si zgjidhet”. Ndër të tjera ajo tha se italianët i kanë kërkuar të ndaloj imigracionin ilegal, dhe për këtë arsye, do të bëj çmos për të kufizuar imigracionin masiv të paligjshëm.

Kujtojmë se i magjistratët e Romës nuk miratuan vendimin për mbajtjen në Shqipëri të 12 azilkërkueseve që vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi. Shkak i vendimit të drejtësisë italiane, ishte vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, i dalë më 4 tetor.