Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas burimeve jo zyrtare.
Çyrbja është i pandehur për shpërdorim detyre pas kallëzimit të deputetit demokrat Edi Paloka për abuzime me detyren kur ishte drejtor i Kadastres së Durrësit.
Gjithashtu Çyrbja dyshohet se gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ka ndërhyrë që të jepeshin legalizime për çështje votash.