BallinaKryesoreAsgjë nuk e ndalon këtë rrugë, vetëm nëse bien SHBA/Nga Erl Kodra

Asgjë nuk e ndalon këtë rrugë, vetëm nëse bien SHBA/Nga Erl Kodra

spot_img
spot_img

Nga Erl Kodra
Sonte Edi Ramës ia prenë të dy krahët. Ai mbeti si kapiteni i fundit i anijes qeveritare pa marinarë, të cilët po ia merr një e nga një SPAK-u i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sonte Edi Rama është njeriu më i trishtuar në Shqipëri.

Shumica e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës gjenden në burg ose në arrati, me akuza nga më të rëndat. Disa janë dënuar, disa të tjerë presin ditën e gjykimit. Të gjithë të akuzuar për korrupsion të shfrenuar, lidhje me krimin e organizuar dhe krime zgjedhore. Edhe Ilir Meta ishte dhe është bashkëpunëtor i Edi Ramës.

Ata bënë së bashku 21 Janarin 2011, pastaj bënë 1 Prillin e 2013-tës bashkë me qelbësirat e tjera dhe qeverisën së bashku deri më 2017. Ata ishin së bashku edhe kur nuk ishin, dhe sigurisht që janë së bashku edhe sonte. Sepse janë në të njëjtën rrugë pa kthim.

Është e pamundur të gjesh ndryshimin më të vogël mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Të dy kanë qeverisur të njëjtin vend, të dy kanë bashkëpunuar deri në perversitet, të dy kanë vjedhur pa doganë. Ndryshimi i vetëm është se Edi Rama vazhdon të jetë akoma kryeministër, ndërsa Ilir Meta ishte zhveshur nga petku i zyrtarit të lartë.

Sali Berisha gjendet në arrest shtëpie dhe i shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit. Edhe ky me të njëjtat atribute si Ilir Meta që sonte gjendet në qeli, dhe Edi Rama që akoma gjendet në Zyrën e Kryeministrit. Asgjë nuk e ndalon këtë rrugë pa kthim. Vetëm nëse bien Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular