Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës prokuroria e Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Gazeta Sinjali mëson se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangai, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.
“Mund ta konfirmoj se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin në të cilin u përfshinë një kamion dhe dy vetura.”, tha Kryeziu.
Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin.