BallinaAktualitetI akuzuar për tre vepra penale, ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja transferohet...

I akuzuar për tre vepra penale, ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja transferohet nga Durrësi në policinë e Tiranës! I sekuestrohet makina dhe telefoni celular

spot_img
spot_img

Pas arrestimit në Durrës, ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, do transferohet në Drejtorinë e policisë së Tiranës, ndërsa ditën e hënë (21 tetor) do të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se arrestimi i tij është bërë pasditen e sotme rreth orës 18:30 në Durrës, teksa Çyrbja lëvizte me makinë bashkë me shoferin e tij.

Mësohet se agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në banesën dhe në objektet që dyshohet se janë në pronësi të ish-deputetin, ndërsa i është sekuestruar makina dhe telefoni celular.

Gjithashtu, deputeti akuzohet se ka përdorur aplikacionin SKY Ecc, nga ku SPAK ka marrë komunikimet dhe informacionet nga autoritetet belge, franceze.

“Ahmet Masha dyshohet se është pjesë e grupit me të cilin Çyrbja ka kryer këto vepra penale. Përveç tyre është shpallur në kërkim dhe një tjetër. Po zhvillohen kontrolle në banesë dhe në objekte që dyshohet se janë në pronësi të ish-deputetit. Po ashtu është sekuestruar telefoni celular dhe automjeti me të cilin ai po lëvizte së bashkë me shoferin e tij në momentin e arrestimit, rreth orës 18:30 minuta në Durrës. Çyrbja po transferohet drejte drejtorisë së policisë Tiranë dhe ditën e nesërme pritet të dalë para gjykatës për konfirmim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Dyshohet se janë të përfshirë edhe të tjerë. Nga Skyy Ecc kanë dalë komunikimet me grupin. SPAK ka marrë informacione nga autoritetet belge, franceze etj”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Çyrbja u arrestua në Durrës bashkë me Ahmet Mashën, i arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013, për kontrabandë mallrash në portin e Durrës. Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve, socialisti dyshohet se ka qenë edhe përdorues i aplikacionit SKY ECC dhe se ka pasur aty komunikime me personazhe të botës së krimit në Durrës.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar për mediat, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur akuzat ndaj tij.

Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”.

Ish-deputeti i PS, u vu në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK. Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja ka deklaruar se ky vendim nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por sepse kishte nevojë të kujdeset për shëndetin.

Reagimi i SPAK

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular