Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK ditën e sotme.
Mësohet se është dhënë masa “Detyrim paraqitje” edhe për deputetetn e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
Meta është arrestuar nga agjentët e BKH-së pranë mbikalimit të Kamzës, teksa ka asistuar edhe policia.
Meta kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13.40, si çdo të hënë nga selia e Partisë së Lirisë.
Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha që e ka quajtur persekutim politik.