BallinaAktualitetNdahet nga jeta lideri i organizatës “FETO”, Fethullah Gulen! Kundërshtari i Erdogan...

Ndahet nga jeta lideri i organizatës “FETO”, Fethullah Gulen! Kundërshtari i Erdogan vdes në SHBA në moshën 83-vjeçare

Kundërshtari i Erdogan, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndronte pas një grushti shteti të dështuar të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur, raporton Reuters. 

Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Rexheo Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

Ankaraja e konsideron Gulen si lider të organizatës terroriste “FETO”.

Mediat raportojnë se ai ndërroi jetë pasi u shtrua në një spital në Pensilvani.

Herkul, një faqe interneti e lidhur ngushtë me organizatën FETO, publikoi ​​një deklaratë në platformën , X (ish Twitter), duke konfirmuar vdekjen. Në postim shkruhej: “Sot (20 tetor), Fethullah Gulen ka ndërruar jetë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular