BallinaPolitikeRama tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, zbulohet vendi dhe data...

Rama tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, zbulohet vendi dhe data ku do të zhvillohet

Kryeministri Edi Rama pas Athinës do të zhvillojë një tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, Greqi më 3 nëntor. 

Takimi i radhës mësohet se do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Porto Palace Hotel, me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të diskutuar çështje që prekin emigrantët, duke përfshirë integrimin dhe të drejtat e tyre në vendin pritës.

Rama mbajti një takim me emigrantët më 12 maj në Athinë.

Vizita e Ramës në Greqi konsiderohet një hap i rëndësishëm për të adresuar sfidat dhe nevojat e komunitetit shqiptar atje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular