Nga Miftar Dauti
Filloj realizimi i ëndrrës shumëvjeçare i rrugës Gorozhup Pogaj , nje rruge qe do te shërbej për lëvizjen e ndërsjellët mes banorëve te Hasit ne te dy anët e kufirit , por do te lidhin Prizrenin me Krumën dhe fshatin Cahan si nje nga 100 fshatrat turistike i miratuar nga qeveria shqiptarë. Dua te falënderoj zv.ministrin Durmishi dhe nëpërmjet tij qeverinë e Kosovës qe beri te mundur financimin për këtë rruge ne kuadër te bashkëpunimit mes dy qeverive për lidhjen me infrastrukture ne kuadër te bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dua te falënderoj te gjithë drejtuesit e pushtetit qendror e lokal te Shqipërisë dhe Kosovës qe morën pjese ne këtë feste historike. Banoreve te fshatrave përfituese ju uroj nga zemra e gëzofshi rrugën qe e kane pas ëndërr dhe kompanisë ndërtuese i uroj pune me krahe te lehte. Do te bëjmë gjithçka mundemi ne te ardhmen e afërt te realizojmë 1 Pogaj- Kishaj- Cahan- Krume .2 Pogaj- Domaj – Gjinaj – Kukës. 3 Kushllin- Muhader-Vlahen. 4 Qaf Prush Zogaj ne kuadër te bashkëpunimit ndërkufitar Kosove-Shqipëri.
Rruga Gorozhup-Pogaj, kryebashkiaku Miftar Dauti: Nis realizimi i ëndrrës shumëvjeçare mes banorëve të Hasit në të dy anët e kufirit
RELATED ARTICLES