Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të vizitojë 6 shtetet e rajonit për të vënë theksin se zgjerimi është një ndër synimet e saj kryesore pasi mori mandatin e dytë 5-vjeçar.
Më 23 tetor Von der Leyen pritet të nisë turin e saj në rajon, ku ndalesa e saj e parë do të jetë Tirana ku edhe do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.
Mediet në Shqipëri kanë zbardhur agjendën, ndërsa mësohet se më 15:10 -do të jetë mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri.
15:15- Takim me Von der leyen
16:10 – Deklaratë të përbashkët për shtyp
17:00 – Ceremonia e Hapjes së Kolegjit Universitar