BallinaPolitikeVendimi për vijimësinë e mosbindjes civile, PD mbledh sot Kryesinë! Çfarë pritet...

Vendimi për vijimësinë e mosbindjes civile, PD mbledh sot Kryesinë! Çfarë pritet të ndodhë

spot_img
spot_img

/ Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme në orën 18:00 Kryesinë e partisë për hapat e mëtejshme të mosbindjes civile.

Kjo mbledhje vjen pas protestës së 7 tetorit, në të cilën opozita nisi mosbindjen civile. Në fokus të takimit, ku pritet edhe një fjalë e kreut të kësaj force politike, Sali Berisha do të jetë marrja e vendimeve për vijimin e aksionit opozitar. Takimi i të hënës me anëtarët e Kryesisë vjen vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar nga deputetët demokratë në 23 Tetor para Parlamentit Europian në Strasburg.

Kjo lëvizje e pa ndodhur më parë ka për qëllim sensibilizim e faktorit ndërkombëtar për kauzat e opozitës, duke nisur nga arrestimet politike sipas saj të deputetëve demokratë, përjashtimet nga Kuvendi, si dhe kërkesa për qeveri teknike që do mund të garantojë zgjedhje të lira. Ndërkohë edhe gjatë tubimit të mbrëmshëm, lideri demokrat Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që ti bashkohen aksionit të opozitës. Kreu I PD-së i kërkoi diasporës ti tregojë vendin e duhur narko-politikanëve që i përzuri nga vendi dhe boshatisi Shqipërinë.

“E zbrazën dhe boshatisën Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër në tërë historinë e saj. Atje ku ju jetoni, të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, qytetarët votojnë të lirë, vota e tyre numërohet dhe peshon, drejtësia nuk përdoret si vegël politike në duart e kriminelëve në qeveri. Pasuritë publike, fondet publike shndërrohen në mirësi për qytetarët, dhe jo në parajsë për hajdutët qeveritarë. Drejtimi pra, atje është krejt tjetër. Rrugët në vendet tuaja ndërtohen me kosto 10 herë më të ulët se në Shqipëri. Nuk ndodh kurrë në ato vende që qytetari të paguajë për turistin 240 euro nga taksat që paguan shteti, kurse turisti të paguajë me taksat e qytetarit 4 euro për frymë. Ky është një shfrytëzim më i egër se çdo shfrytëzim kolonial. Dhe këtu turistët, jo se vijnë për të shfrytëzuar, por se shpenzimet e tyre i vjedhin qytetarët, i vjedhin narko-trafikantët, i vjedhin oligarkët, nuk vijnë tek qytetarët”, – deklaroi Berisha.

Para mbështetësve të tij kreu demokrat përshëndeti qytetarin Arbër Lleshi, i cili sipas tij në Vjenë i nxori edhe njëherë maskën e narkotrafikantit Taulant Ballës, i cili kishte shkuar për të kërkuar votën e tyre për zgjedhjet e ardhshme. “Nuk je gjë tjetër, vetëm një ushtar mjeran në politikë i shpifësve më mafiozë të Shqipërisë. Ti je përfaqësues i bandave të Elbasanit, të Shkodrës, të Fushë-Krujës, Lushnjës. Ti Taulant Balla, çdo shqiptar të njeh si eksponent kryesor të krimit në politikë. Të dashur miq, kudo që jeni, ju dërgoni mesazhe, ju dërgoni letra, ju telefononi vëllezërve, motrave, miqve, shokëve tuaj në emigracion, diasporë dhe kudo që janë të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik. T’ua përplasin në sy njëlloj siç bëri Arbër Lleshi në Vjenë, siç bëri Fevzinete Gjika në Nju Jork. Merrjani fytyrën këtyre të pafytyrëve që gënjejnë në çdo gjë, që mashtrojnë çdo gjë, që vjedhin çdo gjë. Është radha jonë, është radha jonë! Mosbindje civile, qeveri teknike”, u shpreh Berisha.

Në ditën e 293 të qëndresës poshtë banesës së tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Taulant Ballën si përfaqësues të bandave, teksa hodhi akuza edhe në drejtim të Kreut të SPAK Altin Dumani. Gjithashtu për liderin demokrat, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj së bashku me Edi Ramën kanë zhdukur 132 milionë euro të djegësit te kryeqytetit. Sipas Berishës kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj se së bashku me Edi Ramën zhduken 132 milionë euro. Lideri demokrat e cilësoi Veliajn si hajdut i tmerrshëm që organizoi eventin ndërkombëtare për të zbardhur faqen e tij të zezë teksa të rinjtë me protestën e tyre përfaqësuan qytetarinë e Tiranës./Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular