BallinaAktualitet"Divorcin s’e mendova kurrë”- Kryemadhi: Unë e dua! Në një moshë të...

“Divorcin s’e mendova kurrë”- Kryemadhi: Unë e dua! Në një moshë të re do e kisha vrarë veten për të

spot_img
spot_img

Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë divorcin me Ilir Metën, duke shtuar se janë momente të vështira të jetës së saj emocionale.

“Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë”, deklaroi ajo në një konferencë për mediat, duke shtuar se e ka dashur dhe do vazhdojë ta dojë ish-bashkëshortin e saj.

Kryemadhi theksoi se “një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën”, por theksoi se tashmë prioritet janë fëmijët e tyre.

Deputetja e PL deklaroi më tej se “nuk jemi marrë asnjëherë as me fëmijët, as familjarët e askujt. As të Edi Ramës, as të Veliajt, as të Bashës, as të Berishës, as të Nanos dhe të askujt tjetër, sepse mendoj se politika ka disa rregulla”.

“Po kur i prish këto rregulla pastaj mos të thonë më pastaj hajde gjejmë një zgjidhje sepse familja është vija e kuqe. Ndoshta njerëzit në politikë nuk e vlerësojnë familjen sepse iu duket demode dhe familja është në shkatërrim e sipër. Unë e vlerësoj familjen dhe për familjen jam e gatshme të bëj çdo gjë”, deklaroi Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: “Janë në momente të vështira të jetës sime emoncionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë.

E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetevetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron.

Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi.

Unë pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular