BallinaLifestyleE dashura e Liam Payne shfaqet për herë të parë ne publik...

E dashura e Liam Payne shfaqet për herë të parë ne publik pas ngjarjes tragjike!

spot_img
spot_img

Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, po rikthehet në qendër të vëmendjes pas vdekjes tragjike të këngëtarit.

Ajo u pa për herë të parë në publik pas rënies fatale të ish-anëtarit të One Direction në Buenos Aires, Argjentinë, javën e kaluar, duke mbajtur një profil të ulët në këtë periudhë të vështirë.

Kate, e cila kishte qenë në një lidhje me Liam për rreth dy vjet, u pa në Florida, ku shkoi të bënte disa blerje për ushqim për qenin e tyre. Ajo dukej e trishtuar gjatë kësaj daljeje, e veshur me pantallona sportive gri dhe një bluzë të gjerë, e shoqëruar nga qeni i saj dhe Liamit.

Në ditët pas vdekjes së Liam, Kate ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke falenderuar fansat për mbështetje dhe dashuri. Ajo e përshkroi Liamin si “engjëllin” e saj dhe shprehu dashurinë e saj “pa kushte” për të.

Kate kishte qëndruar me Liam në Argjentinë për disa ditë para rënies së tij fatale nga ballkoni i hotelit. Ajo kishte vendosur të kthehej në Florida përpara tij, pasi ndjeu nevojën për të qenë në shtëpi pas një udhëtimi që zgjati më shumë seç ishte planifikuar.

Policia ka deklaruar se Liam u hodh nga një lartësi, duke sugjeruar se një substancë hallucinogjene mund të ketë luajtur rol në tragedi, por po presin rezultatet e testeve mbi substancat e gjetura në dhomën e tij./ TAR

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular