Nga Flamur Vezaj
Meta & Mona pa unazë!
O malet e Shqipërisë, dhe ju o lisat e gjatë, Ilir Metën për disa vite nuk do ta dëgjoni të ulërasë!
Dhe ju o fushat e gjelbëruara, për pak kohë nuk do të ndjeni këmbët e Monës duke vallëzuar!
E ju o TikTok-sa kuriozë, dhe ju ndjekës tru-shpëlarë, Ilir Meta është një kusar!
Pse more trima të klikimit e ushtarë të gjelbërimit, nuk ankoheni për shenjtërimin e kleptokrimit!
Por bërtisni e ulërini, sa në Facebook e Instagram, pse Samiri e shefi juaj, hëngrën së bashku në një tigan!
Harruat kampet në Jalë, telefonat celularë, paratë që mateshin me kandar, e emërimet me parti duke dorëzuar zarfa në LSI!
Kështu, o miq të mi, mos u mërzisni për biznesin parti, se ata janë mësuar të hanë me tepsi, ndërsa ju, gishtat duke i lëpirë!
P.S. Aeroplani kishte pak turbulenca