“Nuk isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht të lexoja dosjen”- SPAK caktoi masë sigurie ndaj saj, Monika Kryemadhi: Do të gënjeja nëse…

0
120

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ishte e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për të lexuar dosjen 167 faqe të vendimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj.

Kryemadhi u shpreh se kjo situatë ka filluar prej kohësh, por shtoi se tani ka ardhur “momenti që të sqarohemi”.

Prej kohësh jemi në këtë situatë, por ndoshta kur vjen ai momenti duhet të fillojmë të sqarohemi. Por më shumë për t’ju orientuar edhe ju gazetarëve për çdo dezinformim që shpërndahet.

Këtë komunikim me media nuk kisha ndërmend ta merrja sot, por pasi mora materialin nga Gjykata e vendimit të masës së sigurisë për mua prej 167 faqesh duhet ta lexoja me vëmendjen.

Nuk mund të them që isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për ta lexuar me detaje sepse do të gënjeja, por duke e parë me atë % të asimilimit që më ndihmonte për të kuptuar se çfarë ndodh”, u shpreh ajo në një konferencë për mediat.