BallinaPolitike“Politika sot në moment degradimi”, Rama para aplikantëve për deputetë: PS ka...

“Politika sot në moment degradimi”, Rama para aplikantëve për deputetë: PS ka detyrë të udhëheqë ripërtëritjen! Duart e pista…

Edi Rama ka folur sot në takimin me kandidatët për deputetë, që kanë aplikuar përmes platformës “Deputeti që duam”

Kreu i qeverisë tha se në këto momente politika në vendin tonë është në degradim dhe se i takon Partisë Socialiste për ta udhëhequr ripërtëritjen. Ai tha se të merresh me politikë është diçka shumë fisnike, dhe se si  çdo gjë varet nga “duart”. Sipas tij duart e pastra bëjnë  një punë, ndërsa ato të pista një punë tjetër.

“Politika ka bërë dhe të gjitha ato gjëra për të cilat sot shoqëritë jetojnë në standarde krejt të tjera. Pa politikën nuk do kishte BE. BE është krijesa më gjeniale e mendimit politik. Pa politikë nuk do kishte SHBA e shumë e shumë gjëra të tjera.

Janë shumë të freskëta kohët kur ishin të pamundur liria për të folur, të zgjedhur, liritë individuale, garancitë ligjore…. kështuqë të merresh me politikë nuk do të thotë të merresh me punë të pistë, por me diçka shumë fisnike.

Si çdo gjë tjetër varet nga duart. Duart e pastra bëjnë një punë të caktuar, të pistat një tjetër, duart e afta një punë të caktuar, të paaftat një punë tjetër. Duart e treguara bëjnë një gjë, duart e fshehura bëjnë një gjë tjetër. Kërkon shumë kurajo, durim, forcë dhe fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar sepse politika sot është në një moment degradimi, moment riformësimi. PS ka detyrën ta udhëheqë këtë ripërtëritje”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular