BallinaAktualitetSpahiu: Dosja e Metës është blinduar nga shërbimet sekrete të huaja dhe...

Spahiu: Dosja e Metës është blinduar nga shërbimet sekrete të huaja dhe disa të penduar

spot_img
spot_img


Juristi Kreshnik Spahiu mendon se në arrestimin e Metës kanë ndihmuar agjencitë sekrete të vendeve partnere me Shqipërinë si dhe disa të penduar. Për këta të fundit, Spahiu thekson në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ se janë ish bashkëpunëtorë të Metës, që më vonë ai i quajti publikisht si tradhtarë.

‘Në hetimin ndaj Metës janë futur shumë partnerë ndërkombëtar, shërbime inteligjente të vendeve partnere, llogari bankare. Penalisht atje ku provohet transferuat të paligjshme çështja penale konsiderohet e provuar. Kur SPAK thotë falenderojmë Qipron, San Marinon, Austrinë dhe Italinë kemi një dosje të provuar. Kjo histori ka eksploruar thellë në detaje të korrupsionit të Metës edhe nga bashkëpunëtorë të hershëm të Metës.

Çoi në burg shokët e tij. Çoi në burg Lefter Kokën. Një nga miqtë më të ngushtë. I hyri një historie përplasje brenda llojit. Nga inceneratori tek fshehja e pasurisë. Një proces penal i gjatë që Ilir Metën shumë vështirë ta shohim të lirë. Janë shumë bashkëpunëtorë. Shumë njerëz që i konsideroi tradhtarë. Vetë Meta i ka deklaruar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me drejtësinë, kanë qenë të informuar me detaje për Metën dhe bashkëshorten e tij. Deri në një divorc teatral me bashkëshorten.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular