BallinaKronikeU arrestua me urdhër të SPAK/ Jurgis Çyrbja mbërrin në Gjykatë, pritet...

U arrestua me urdhër të SPAK/ Jurgis Çyrbja mbërrin në Gjykatë, pritet të njihet me masën e sigurisë!

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Jurgis Çyrbja u arrestua të dielën (20 tetor) në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017.

Sipas SPAK, ai akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”.

Ish-deputeti i PS, u vu në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK.

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja ka deklaruar se ky vendim nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por sepse kishte nevojë të kujdeset për shëndetin.

Reagimi i SPAK

Në njoftimin e SPAK-ut thuhet se bazuar në prova ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në shtatë raste funksionarë publikë, të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, kanë zbuluar sekrete shtetërore, ndërsa personi nën hetim Jurgis Çyrbja është vënë në dijeni mbi përmbajtjen e këtyre akteve, të cilat iu transmetuan bashkëbiseduesve në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC”, që janë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ish deputeti Çyrbja, sipas Prokurorisë së Posaçme, është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të policisë, lidhur me kontrollet që do të zhvilloheshin në zonën e Durrësit, për të kapur personat e shpallur në kërkim, por këto sekrete shtetërore iu transmetuan atyre drejtpërdrejt prej tij si dhe përmes një personi tjetër, A.M.

Këto informacione u shërbyen personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për të qëndruar të fshehur dhe t’u shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga policia.

“Në kohën e kryerjes së veprave penale Çyrbja ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ka patur marrëdhënie miqësore me një person tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale, të cilit i ka ofruar favorizime të ndryshme, duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, ndërsa ky i fundit, në këmbim, i siguronte votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular