Vizion Plus ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë momentin kur dy makina përfundojnë brenda një lokali në Plug të Lushnjës.
Siç shihet në video, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” me shpejtesi të madhe futet brenda në garazhd, godet mjetin e parkuar aty, çan murin e lokalit dhe përfundon ne krahun tjeter duke marrë me vete edhe makinën që ishte e parkuar.
Autori i këtij aksidenti Renato Bezati është plagosur dhe ndodhet per mjekim në spital.
Sipas pronarëve të lokalit në Plug, Agron dhe Teuta Yzeiri, personi qe shkaktoj aksidentin ishte i dehur.