BallinaAktualitet“Çështja duhej të ishte ndarë”- Kryemadhi: Avokati Gjokutaj duhej të kërkonte ‘arrest...

“Çështja duhej të ishte ndarë”- Kryemadhi: Avokati Gjokutaj duhej të kërkonte ‘arrest në burg’ për mua dhe ‘detyrim paraqitje’ për Metën

spot_img
spot_img

Monika Kryemadhi deklaroi se avokati Genc Gjokutaj duhej të kishte kërkuar masë sigurie detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest në burg për të.

“Avokati Gjokuaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”, tha Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo u shpreh se çështja duhej të ishte ndarë.

“Janë absurditete akuzat që i kanë ngritur. Ia kërkova dhe Prokurorisë, çështja duhet të ishte ndarë. Në një sallë ishte për të na provokuar dhe për show”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se GJKKO la në Burg Ilir Metën, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka ndryshuar për Monika Kryemadhin, e cila dyshohet për të njëjtat akuza. Edhe për Ema Çokun nuk kanë ndryshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Masa ka ndryshuar vetëm për Pirro Xhixhon, i cili sipas SPAK duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, në zbatimi të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular